E rëndë në Prevallë: Rrufeja godet pesë persona, një grua humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prevallë, ku pesë persona dyshohet se janë goditur nga rrufeja.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se rasti është raportuar nga ora 12:14, ku pesë persona u goditën nga rrufeja.
DrenicaOnline ka mësuar se nga të lënduarit, një grua ka ndërruar jetë.
.
.