E goditi me veturë këmbësorin në Fushticë dhe iku, viktima në gjëndje të rëndë

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar nga një veturë e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur të premtën rreth orës 21:00 në Fushticë të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë.

Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./DrenicaOnline/

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë