E rrahu gruan në Arllat dhe iku në drejtim të panjohur- policia jep detaje për rastin

Një femër ka njoftuar policinë e Drenasit se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Arllat.
Policia ka njoftuar mediat se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe për këtë rast kishe edhe një urdhër gjykate.
Rasti është regjistruar të ketë ndodhur të premtën rreth orës 15:00, transmeton portali DrenicaOnline.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga policia./DrenicaOnline/