Arrestohet një person në Llapushnik, ja çfarë i bëri një të mituri

Është arrestuar një person në Llapushnik të Drenasit për shkak se kishte kanosur me armë dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur).
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të premtën rreth orës 14 e 30 minuta, transmeton portali DrenicaOnline.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/