Kryetari Lladrovci dhe Rahim Imeri nënshkruajnë kontratën e këmbimit të pronës


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka nënshkruar kontratën e këmbimit të pronës komunale me personin fizik, Rrahim Imeri nga Zabeli i Epërm i Komunës së Drenasit.

Nënshkrimi i kësaj kontrate është bërë ne ambientet të shtëpisë së Rrahim Imerit, pasi që ky i fundit për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të jetë prezent në ambientet e Komunës për nënshkrimin e kësaj kontrate.

Komuna e Drenasit, në pronën e Rrahim Imerit, kishte vendosur rezervarin e basenit të ujit në marrëveshje me personin fizik që atij ti behët këmbimi i pronës së tij ne pronë komunale. Vlerësimin e pronave të këmbyera e ka bërë, Zyra për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme në Prishtinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë