Drenicasi poston foto me armë, policia u shkon te dera e shtëpisë
Është arrestuar një person në Skenderaj, për shkak se i njëjti është identifikuar pasi në rrejte sociale kishte postuar një armë zjarri.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë pa fishekë, transmeton DrenicaOnline.
Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00 në rrugën “Skëndrbeu” në Skenderaj./DrenicaOnline/
.
.