Theren me thikë dy persona në Skenderaj, dërgohen me urgjencë në QKUK
Dy persona janë therur me thikë të enjten në Skenderaj.
Policia ka intervenuar menjëherë në rast duke e arrestuar të dyshuarin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktima janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor.
Prokurori ka urdhëruar policinë të hapet rast për vrasje e rëndë në tentativë./IndeksOnline/