Arrestohet një person në Abri, dërgohet menjëherë në burg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Abri e Ulët të Skenderajt pasi që i njëjti ishte i shpallur në kërkim.

Sipas policisë, i arrestuari ishte i dënuar me vendim të gjykatës dhe i njëjti menjëherë është dërguar në burg, transmeton DrenicaOnline.

Arrestimi i tij është kryer të mërkurën pas orës 01:00 në fshatin e tij të linjës.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e policisë./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë