“E ka thyer telefonin, një xhaketë në tokë”, publikohen pamjet e gjërave që i mbeten Hajrizit pasi e vranë

Para pak orësh zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit serb, Faton Hajrizi është vrarë.

Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.

Siç shkruan Informer, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.

Daçiq tha se Faton Hajrizi është monitoruar nga kamerat e sigurisë dhe se në fund është lokalizuar pas ndihmës së banorëve në afërsi të Lloznicës.

Mediat në Serbi kanë publikuar pamje pas vrasjes së tij ku shihet një xhaketë e lëkurës në tokë dhe një xham i thyer.

Siç raporton media serbe Blic, Hajrizi e ka thyer celularin dhe e ka hedhur.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë