Syla: Faton Hajrizi iku nga burgu dhe u vra në Serbi, a ka dorëheqje nga Qeveria Kurti
Pas vrasjes së Faton Hajrizit nga policia serbe në Loznicë të Serbisë, analisti Valon Syla, ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri dhe ministrat për këtë rast.
“A ka përgjegjësi dikush. A ka ndonjë dorëheqje, a veç jeni qaty Ministra e Kryeministra me shitë kopalla qysh shitni zakonisht. Qytetarët e Kosovës kërkojnë llogari dhe përgjegjësi, se na botë horë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
O Albin Kurti. Qysh je?
Qeveria Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla
I burgosuri kosovar;
1. Iku nga burgu.
2. E kaloj kufirin ilegalisht
3. Kreu vrasje nga ikja
4. U vra nga policia Serbe
A ka përgjegjësi dikush. A ka ndonjë dorëheqje, a veç jeni qaty Ministra e Kryeministra me shitë kopalla qysh shitni zakonisht.
Qytetarët e Kosovës kërkojnë llogari dhe përgjegjësi, se na botë horë. A po lëshoni udhë se s’jeni bash kërkah.