Vdes një shqiptar në Gjermani, dyshohet për vrasje

Një shqiptar po raportohet se ka vdekur në Gjermani, pasi ishte plagosur rëndë gjatë një zënke e cila kishte ndodhur në qytetin e Leipzigut, konkretisht në Eisenbahnstrasse.

Sipas raportimeve, 39-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra dhe rasti po hetohet rreth një vrasje të mundshme.

Mediat gjermane shkruajnë se dëshmitarët e kishin parë të plagosurin rëndë të shtrirë një natë më parë dhe e kanë lajmëruar policinë.

Sipas policisë deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me incidentin.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë