Ja sa banorë ka komuna e Drenasit, publikohen rezultatet nga ASK
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot rezultatet e regjistrimit të popullsië, ekonomive familjare dhe banesave. Sipas të dhënave preliminare, Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë. Por, si është e shpërndarë kjo popullsi nëpër komuna?
Komuna e Drenasit në këtë proces regjistrimi ka dalë me 48 mijë banor, transmeton portali DrenicaOnline.
Bazuar në të dhënat e ASK’së, Komuna me më së shumti banorë është ajo e Prishtinës, me 227 mijë e 154 banorë. Pas Kryeqytetit renditet Komuna e Prizrenit me 147 mijë e 428 banorë, pasuar nga Ferizaji me 109 mijë e 345 banorë.
Ndërkohë, në komunat në veri të vendit popullsia është si vijon: Mitrovicë e Veriut 2 mijë e 346 banorë, Leposaviq 3 mijë e 207 banorë, Zubin Potok 758 banorë dhe Zveçan 435 banorë.
Ushtruesi i detyrës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, pati bojkotim në masë të madhe./DrenicaOnline/