Si i iku policisë Tiguani i Qeverisë nga i cili dikush gjuajti me allti

(Foto ilustrim)
Mbrëmë pak para mesnatës, një automjet me targa zyrtare të Qeverisë ka shtënë me armë zjarri në aksin rrugor Klinë-Gjakovë. Policia me të marrë informatën iu ka vënë pas veturës, por nuk arritën ta kapin personin që e ngiste atë. Express sjell detajet e kësaj vepre penale, kryesi i së cilës ende nuk është kapur.
Gjuajti me armë të kalibrit 9x9mm, tipi i të cilës ende nuk dihet, por ende nuk është kapur nga policia edhe pse këta të fundit e ndoqën.
Ajo çka e bën këtë ngjarje interesante është se personi që gjuajti me armë zjarri, këtë e bëri nga vetura e cila mbante targa të Qeverisë së Kosovës, veturë e tipit Volkswagen Tiguan, me ngjyrë të zezë. Madje, ai ose ajo, kishte fikur dritat e makinës derisa shtiu me armë zjarri në drejtim të panjohur.
Këto detaje Gazeta Express i mori nga dëshmitarët e rastit. Këto të shtëna me armë ndodhën saktësisht tek Guri i Zi, në rrugën që lidh Klinën me Gjakovë.
Dëshmitarët që folën për Express lidhur me këtë rast, treguan se targat e asaj veture ishin 3Z-128-04.
Por, edhe policia thanë se patrulla policore menjëherë është vënë në kërkim të këtij automjeti, por nuk patën sukses në gjetje të tij.
“Patrullat policore menjëherë janë vënë në kërkim të këtij automjeti por pa sukses. Dëshmitarët më vonë kanë ardhur në stacion policor për të deklaruar rastin”, thuhet në përgjigjen dërguar Expressit nga Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të Qeverisë së Kosovës përdorin armët e tyre. Edhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, në odën e Fatmir Limajt në Malishevë, pati shtënë me armë zjarri, akt ky që shkaktoi reagime të shumta nga qytetarët e Kosovës por edhe nga vetë deputetët e Kuvendit.
Rasti i mbrëmshëm, sipas policisë, ka ndodhur në orën 23:55.
Por, zëdhënës të PK’së thonë se meqenëse rasti ka ndodhur në zonën e përgjegjësisë së drejtorisë rajonale të policisë së Pejës, në vend të ngjarjes kanë dal njësitë relevante nga kjo drejtori të cilët po ma vazhdojnë me procedurat tjera hetimore.