Faton Hajrizin e shpall në kërkim publik policia

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të arratisurit të poshtë shënuar me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim.

Personi i shpallur në kërkim Faton Hajrizi, sot me datën 06.07.2024, është raportuar se është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë.

Emri: Faton
Mbiemri: Hajrizi
Nofka
Emri i babait: Mustafë
Data e lindjes: 06.02.1985
Vendi i lindjes: Skenderaj
Vendbanimi: Fshati Klinë e Poshtme, Skenderaj
Gjinia: M
Ngjyra e flokëve: Zezë
Ngjyra e syve: Kaltër
Nacionaliteti: Shqiptar

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tije, të lajmëroj Policinë e Kosovës.

Informatat për personin në kërkim, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192
– +383 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
– 044/355 108
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë