E solli të dashurën e mitur nga Zvicra në Kosovë, policia e arreston për dhunim- viktima dërgohet në strehimore

Është arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të miturën (të dashurën e tij-16 vjeçare), shtetase turke.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është cilësuar rasti dhunim, transmeton portali DrenicaOnline.
Ata kishin ardhur nga Zvicra me 17 qershor të këtij viti.
Viktima është strehuar në strehimore përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/