U vetaksidentua me motoçikletë, humb jetën në spital

Një person ka vdekur të hënën pasi i njëjti para dy jave ishte vetaksidentuar me motoçikletë, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur me 7 qershor në Prishtinë.
“Më datën e cekur ka ndodhur vet-aksident trafiku me lëndime trupore ku viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke drejtuar motoqikletën është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor. Më 24.06.2024 gjersa ishte në trajtim mjekësorë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë./DrenicaOnline/