Arrestohet një person në këtë fshat të Drenicës, policia tregon detajet

Është arrestuar një person në Terrnafc të Skenderajt, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur pesë (5) fishekë të AK-47, më pas i është gjetur dhe konfiskuar arma e lartcekur me karikator dhe gjashtëmbëdhjetë fishekë te kalibrit 7.62 mm.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se posedon edhe një armë revole me gaz në shtëpi, transmeton portali DrenicaOnline.

Është konfiskuar edhe revolja me  gaz me karikator të zbrazët.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë