Suksesi i drenicasve në sportin e mundjes së krahut

Ne garën e mundjes së krahut “Babaevs Cup” të mbajtur në Zurich te Zvicrrës me datë 15.06.2024, garuesi shqiptar  nga Drenica, Shkelqim Koci arriti ta nderojë flamurin kuq e zi si dhe të gjithë shqiptarët duke arritur të zë vendin e tretë ne kategorinë -75kg dora e djathtë si dhe vendin e 4-të dora e majtë në nivel profesional.

Shkelqim Koci shprehet për DrenicaOnline: “Këtë fitore ia dedikojë të gjithë shqiptarëve kudo në botë. Kjo garë është më e rendësishmja në jetën time, pasi kjo garë kishte nivelin me të lartë ndonjeherë duke pasur pjesmarrës kampionë te nivelit Evropian si dhe botërorë. I treguam botës se mundemi të arrisim nivelin e tyre. Ne do të vazhdojmë të përgaditemi edhe për garat tjera e ti deshmojmë botës se kush jemi dhe nga vijmë”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë