Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata (Foto)

Një aksident trafiku mes një kamioni transportues dhe një veture ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, në Sllatinë.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku njoftojnë se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.

Njoftohet se janë krijuar edhe kolona të gjata pasi njëri shirit i rrugës ka qenë i bllokuar për një kohë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë