Dhuro një lule, çokollatë dhe kartolinë #PërNanën (Video)

Fushata #DhurojePërNanën, e cila fillon të hënën e datës 5 mars nga ora 11:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është iniciativë e ndërmarrë nga tri OJQ që kanë për qëllim këtë Mars të ia dedikojnë gruas dhe në theks të veçantë kanë nënat vetushqyese.
Përmes kësaj iniciative, këtë vit është planifikuar që përmes një dhurate simbolike, e cila përfshin një lule, ëmbëlsirë (çokollatë) dhe një kartolinë, atyre t’u dhurojnë ngrohtësi dhe dashuri.
Fushata do të jetë e madhe, duke bashkuar në një klip të përbashkët emra të mëdhenj të skenës politike, artit dhe gazetarisë, duke bërë kështu thirrje për t’u dalë në ndihmë të gjitha nënave të cilat rrisin fëmijët e tyre me shumë sakrifica dhe për gratë e keqtrajtuara.
Secili prej jush do të mund të jeni pjesë e kësaj fushate, qoftë përmes rrjeteve sociale duke përdorur hash tag-un #DhurojePërNanën, qoftë me një lule, ëmbëlsirë, kartolinë apo edhe me dhurimin e gjakut.
Fushata do të zgjasë shtatë ditë.