Rrahje midis dy familjeve në Drenas, policia arreston katër persona
IndeksOnline raportoi për një rrahje të rëndë midis dy familjeve që ka ndodhur mbrëmë në një fshat afër Drenasit.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku sipas tyre, katër persona janë arrestuar.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje mes vete. Si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit si dhe një dëshmitare kosovare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë si dhe një shkop druri.
Lidhur me rastin po ashtu janë kryer kontrolle në tri shtëpitë e te dyshuarve, ku në njërën është gjetur dhe konfiskuar një pushkë pa leje valide dhe tetëmbëdhjetë fishekë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.