Feston me armë gjatë dasmës, vret mysafirët (Video)

Gjuajtja me armë zjarri gjatë ahengjeve të ndryshme festive është vlerësuar si problematike edhe tek shqiptarët. Kemi dëgjuar shpesh raste se si njerëz të pafajshëm janë lënduar apo edhe kanë humbur jetën falë kësaj “tradite” që vështirë po luftohet.
E njëjta ka ndodhur edhe në një aheng të Pakistanit, ku një person gjatë gjuajtjes në ajër me armën e tij të tipit AK-47, nga pakujdesia me një breshëri plumbash lëndon të pranishmit, ku njëri prej tyre shihet i shtrirë në tokë.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: