Varrimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Fadil Xhekaj, bëhët të mërkurën në Tërrdec
Është ndarë nga jeta ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimare të Kosovës, Fadil Xhekaj.
Xhekaj tash e një kohë po vuante nga një sëmundje e rëndë, raporton Indeksonline.
Gjatë kohës së luftës, Xhekaj ishte epror i komandës së batalionit të dytë të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, në zonën operative të Drenicës.
Lamtumira e fundit, ish+-ushtarit Xhekaj do t’i jepet nesër, në varrezat e fshatit Terdevc.
Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit, në ora 16:00.