Nderohet me mirënjohje mërgimtari i suksesshëm në biznes nga shkolla në Drenas ku ishte nxënës
Drejtuesi i kompanisë “EFA Company” me seli ne Mynih, Isak Neziri ka njoftuar se kompania e tij do t’i dhurojë 5 bursa për studime për pesë nxënës në Gjermani të shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ndërsa të gjithë nxënësit e interesuar kanë të drejtë që përmes kësaj kompanie të bëjnë trajnime në Gjermani.
Këtë njoftim ai e bëri të ditur derisa ishte prezent në shënimin e ditës së po kësaj shkolle. Me këtë rast Neziri nga drejtori i kësaj shkollë u nderua me mirënjohje për kondributin e tij në donacionet që ka bërë ndër vite për këtë shkollë.
Neziri ka thënë se ndihet i lumtur që mund të kontribuoj në shkollën ku ai ka qenë dikur nxënës.
“Jam i lumtur që sot kam mundësi që të kondribuoj në shkollën ku unë kam qenë nxënës i saj. Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që si kompani “EFA Company” do t’i dërgojmë pesë nxënës të kësaj shkollë për trajnime në Gjermani, në fushën e dizajnit, arkitekturës etj…”, ka thënë Neziri.
Drejtori i kësaj shkolle Lulzim Nika ka thënë se me ndihmat që ka bërë Neziri ndaj kësaj shkolle ka ndikuar që nxënësit e shkollës të tregojnë sukses në garat rajonale e ndërkombëtare.
“Nga e gjithë mbështjetja që e kemi marr ndër vite nga kompania EFA Company ne kemi arritur që të ngritemi dhe të jemi konkurrentë me shkollat e tjera në vend. Puna e nxënësve tanë është lehtësuar me donacionet që i kemi marr nga kompania që udhëheq Neziri dhe mund të them lirshëm që nxënësi tanë shumë lehtë mund të inkuadrohen në studime profesionale” ka thënë Nika.
Ndryshe, kjo shkollë që mban emrin e komandantin Fehmi Lladrovci shënon dekadën e tretë që nga themelimi i saj.