Edhe pesë ditë fushatë në Drenas

xhemata

Gjatë ditës së diele u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme të komunës së Drenasit.

Pas numërimit të votave në këtë komunë, rezultati qoj në balotazh kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës Ramiz Lladrovci dhe atë të Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Zgjedhjet e ardhshme komunale pritet që të zhvillohen me 18 dhjetor, vendim ky i arritur gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa burime të Indeksonline mësojnë se fushata zgjedhore e radhës në këtë komunë pritet të fillojë me 12 dhjetor dhe të përfundojë me 16 dhjetor.

Kjo fushatë pra pritet të zgjasë  pesë ditë, ndërsa kjo gjë pritet të konfirmohet pas pak edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që fushata që përfundojë të premten në Drenas është zhvilluar pothuajse gjatë gjithë kohës në oda të ndryshme, ndërsa nuk dihet nëse e tillë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme nga kandidatët e të dy partive, të PDK-së dhe Nismës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë