Vjen lajmi më i mirë për banorët e Drenasit

Lajm i mirë nga Londra, BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro. Lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vende të reja të punës.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar qytetarët e Drenasit për këtë miratim.
“Besojmë se projekti për Liqenin akumulues në Vërboc si dhe rregullimi i ujërave të zeza, do të zënë së shpejti vend në projektet e financimit nga donatorët si dhe projektet tjera zhvillimore. Drenasi ka të ardhme të mirë për qytetarët e vet”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në facebook.