E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave sonte në Prishtinë.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali njoftojnë se viktima është Egzon Haziri, rreth 30-vjeç.
Haziri s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Në anën tjetër, dy të plagosurit janë dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë.