Presidenti Thaçi dekoron edhe Bujar Dugollin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar sot profesorin Bujar Dugolli me Medaljen e Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Sipas Thaçit, kjo medalje iu nda Dugollit për “kontributin e tij si Kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve, si pjesë e Konferencës së Parisit më 1999 dhe për punën e tij akademike”.
Pranimi i kësaj dekorate është nder për Dugolli, si ndjen krenari dhe respekt për brezin e studentëve të viteve të ’90-ta.
“Ndjej krenari dhe respekt për brezin e studentëve të viteve të ‘90-ta, të cilët me vizionin dhe veprimtarinë e tyre kombëtare, koordinimin me faktorët politikë dhe ushtarakë të kohës, si dhe me punën me bashkësinë ndërkombëtare thelbësisht ndikuan të jemi të lirë dhe të pavarur.
Ndjej krenari dhe respekt po ashtu për të gjithë ato personalitete dhe lëvizje historike, që na frymëzuan, dhe të gjithë ata, që na besuan dhe na dhanë guxim gjatë aktiviteteve tona për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Dugolli.