Dëm i madh për familjen Morina në Drenas, hajnat ua vjedhin traktorin
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, e jo vetëm. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, madje edhe të rënda, raporton Gazeta Sinjali.
Pre e hajnave ra edhe një familje në fshatin Çikatovë e Vjetër në Drenas, të cilat ua vodhën traktorin.
Sinjali mëson se pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se vlera e traktorit është rreth 5 mijë euro.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.