Arrestohen tre persona në Arllat, u rrahën mes veti duke u bërë për spital

Janë arrestua tre persona në Arllat të Drenasit pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën pas orës 23:00, transmeton Drenica Online.
Tre të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/
.
.