Aksidenti tragjik në Venecia, 3 të vdekur! Dy nga viktimat janë shqiptarë (EMRAT)

Tre të rinj vetëm 20 vjeç, dy prej të cilëve shqiptarë humbën jetën në një aksident fatal të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Portogruaro të provincës së Venecias.

Dy prej viktimave janë Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria, ndërsa viktima e tretë është Giulia di Tillio, 21 vjeçe me banim në Portogruaro. Vajza ishte e fejuara e Altin Hotit.

Ata kanë humbur jetën në vend pasi mjeti “BMW Seria 3” me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lum, Reghena raportojnë mediat italiane.

Itali, 85 vjeçari tenton të vrasë gruan e tij me çekiç, djeg veten me benzinë
LEXO EDHE:
Itali, 85 vjeçari tenton të vrasë gruan e tij me çekiç, djeg veten me benzinë

Eshtë dashur ndërhyrja e polumbarëve dhe një vinç për të nxjerrë makinën nga lumi, brenda së cilës ndodheshin dhe 3 trupat e pajetë të të rinjve.

Dinamika

Përplasja ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese, duke përfunduar në ujë dhe duke u fundosur poshtë një urë të vogël mbi lumin Reghena. Policia ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së drejtuesit të mjetit për të kuptuar gjendjen psikofizike në të cilën ai drejtonte mjetin.

Viktimat

Viktimat janë Giulia di Tillio, 21 vjeçe, banuese në Portogruaro, Egli Gjeci, me origjinë shqiptare dhe po ashtu banuese në Portogruaro dhe Hoti Altin, 22 vjeç nga Kosova, me banim në Concordia Sagittaria. Ky i fundit, i fejuar prej dy vitesh me Giulia-n, drejtonte makinën e tij. Ndërkohë 6 muaj më parë në familjen Hoti kishin humbur dhe vëllain e Altinin. Admiri, në moshën 18-vjeçare kishte humbur jetën në një aksident të ngjashëm rrugor në të cilin është përfshirë së bashku me babain e tij.

Kërkimet e zjarrfikësve në ujërat e lumit vazhduan disa orë pasi në fillim u mendua se në makinë kishte qenë edhe një person tjetër, por kontrollet dhanë rezultate negative. Polumbardhat vijuan kontrollet me orë duke tentuar të nxjerrin disa sende personale që i përkisnin tre viktimave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë