“Drenasi dëshmoi se koalicioni AAK-NISMA po përkrahet nga qytetarët” (Video)
Zgjedhjet e Drenasit dëshmuan se partitë në pushtet kanë rënie dhe qytetarët gjithnjë e më shumë po mbështeten partitë opozitare dhe koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma. Kështu po pretendon deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.
Kadriaj në emisionin ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën, ka thënë se nëse zgjedhjet monitorohen mirë dhe nuk lejohen vjedhje, ndryshmet janë të pashmangshme.
Zgjedhjet në Drenas, sipas saj, duhet të jenë alarm për PDK-në.
Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për akuzat e mediave serbe në drejtim të Haradinajt duke akuzuar edhe politikën vendore se ka gisht në këto akuza.
Sa i përket liberalizimit të vizave, ajo ka thënë se tashme janë humbur të gjitha mundësitë qe ky proces të ndodhë në fund të këtij viti.