Nga ky vend se shpejti mund të shihni me teleskop një pjesë të Drenicës

Nënkryetari i Komunës, gjeneral Sami Lushtaku së bashku me drejtorët Besarta Meha – Ademi dhe Alban Berisha, kanë vizituar vendpunishtën ku do të vendoset teleskopi vrojtues, një atraksion për qytetarët, që ofron pamje të bukur mbi qytetin e Skenderajt.

Projekti i teleskopit po realizohet mbi Qendrën e Kompetencës, ku dje ka përfunduar faza e parë e rregullimit të Pikës Vrojtuese të qytetit.

Qytetarët së shpejti do të kenë mundësi që ta shohin një pjesë të madhe të territorit të Drenicës me teleskopin që do të vendoset në këtë vend./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë