Hajnat vjedhin rakovicën në Abri të Drenasit
Një persona nga Abria e Epërme e Drenasit ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur traktorin nga garazha e tij.
Rasti është raportuar të mërkurën rreth orës 02:00 ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet përkitazi me rastin.
Ende nuk ka informacion se ku ka përfunduar rakovica e vjedhur ndërsa hetimet ende janë duke vazhduar.
Prokurori ka urdhëruar policinë të hapet rast për vjedhje të rëndë.