Lladrovci në Pallatin e Brigadave: Ky shekull është i shqiptarëve!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në pritjen shtetërore, me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 28 Nëntorit.

Shekulli XXI është shekull i shqiptarëve, gëzuar, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mora pjesë në pritjen shtetërore me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, 111 vjetorit të Ditës së Flamurit.

Me këtë rast e falënderova Presidentin Begaj për ftesën dhe ia urova festat e 28 Nëntorit, me urimet më të mira për përparim dhe integrimit sa më të shpejt brenda familjes së shteteve të BE-së.

Shekulli XXI është shekull i shqiptarëve, gëzuar!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë