Pamje nga aksidenti pranë liqenit të Badovcit ku mbetën tre persona të lënduar, Policia po merret me rastin

Një aksident trafiku rrugor ka ndodhur mëngjesin e së shtunës pranë liqenit të Badovcit, në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Policia e Kosovës konfirmoi për Sinjalin se në këtë aksident trafiku u përfshinë dy automjete.
Si pasojë e kësaj, tre persona kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
Më poshtë mund t’i shihni disa pamje nga vendi i ngjarjes ku edhe ndodhi aksidenti.