Vjedhje e rëndë në Abri të Epërme të Drenasit, policia tregon se çfarë morën hajnat me veti

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk i marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.

Veturën nuk e gjeti në vendin që e parkoi as një person në fshatin Abri e Epërme në Drenas.

Sinjali mëson se persona ende të panjohur kanë vjedhur veturën e tij të cilën e kishte lënë në oborrin e shtëpisë.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë