Baci Jakup po bëhet gjysh, Gresa tregon se si kaluan këto 3 vite prej arrestimit nga specialja

U bënë tri vjet prej kur u arrestuan ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata po mbahen në Hagë në pritje të shpalljes së aktgjykimit, me pretendimet e prokurorisë se kanë kryer krime lufte.
Vajza e zërit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Gresa ka kujtuar tre vjetorin duke treguar se baci Jakup po bëhet gjysh për herë të parë, transmeton DrenicaOnline.
Postimi emocionues:
Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta.
Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba!
Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta.
Biseduam aq shumë për jetën tënde! Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë.
Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë. Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi.