Ferat Shala e uron djalin e axhës, Naimin e pensionuar nga uniforma

Dje është pensionuar nga shërbimi në FSK, Naim Shala nga Vuçaku i Drenasit. Ai ishte lufetar i orëve të para në UÇK, ishte i plagosur ndërsa pas luftës fillimisht ishte pjesëtar në TMK e së fundi në FSK, shkruan DrenicaOnline.

Ai është edhe familjar i deputetit të PDK-së, Ferat Shala. Ky i fundit duke e uruar Naimin ka thënë:

Ditë urimi e gëzimi, ditë emocioni e krenarie me rastin e daljes në pension të Naim Shalës.
Ndihem jashtëzakonisht krenar me Naimin si djal të axhës dhe si bashkluftëtarë.

Naimit, i cili nga ditët e para të UÇK-së ishte aktiv. Dy herë i plagosur rëndë, por luftën nuk e ndali asnjëherë.

Naimi pas luftës vazhdoj shërbimin në TMK, dhe vazhdoj deri më sot kur u pensionua në Ushtrinë e Kosovës. Me dinjitet të ushtarit e oficerit, sot po kalon në gjirin e familjes për të gëzuar ditët e pensionimit me bashkluftëtarët dhe familjen e gjërë.

Urime Naim, ta gëzosh pensionimin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë