Pensionohet punëtori i KEK-ut Nexhat Nura, është veteran i UÇK-së

Nexhat Mustafë Nura
Lindi me 29.10.1958 në kullë prej guri në një familje të madhe e cila kurrë nuk i ndali përpjekjet për Liri, në Luftën e Drenicës në mes të shekullit të kaluar të prirë nga burri i madh dhe patrioti Shaban Polluzha, si i ri babai dhe dy xhaxhallarët e Nexhatit u shquan për trimëri në përpjekje për liri të popullit shqiptar. Duke pa trimërinë dhe besnikërinë tek Mustafa, Komandanti Shaban Polluzha atë e mbanë afër veti si korier personal deri në fund të kryengritjes së Kosovës, pas shtypjes dhe pushtimit, regjimi e vënë në shënjestër ku piketohet si familje reaksionare dhe kullake të cilën regjimi e përcillte në cdo lëvizje dhe shpesh gjatë kontrollave ju grabit edhe pasuria, si dhe ndalimi i shkollimit të të rinjve dhe mohimi i punësimit që paguhej nga shteti këto masa e përcillën deri në fillim të viteve të 70ta, pas më shumë se 50 viteve edhe Nexhati gjendet në një pozitë që të rrokë armën dhe të dalë në luftë përkrahë djemve dhe vajzave më të mira të këtij vendi në UÇK të kërkoj lirinë e popullit të tij së bashku me vëllain e tij Eminin që në fillim të rezistencës së armatosur i dolën përballë ushtrisë dhe makinerisë pushtuese duke i tregu pushtuesit vendosmërinë deri në Liri a Vdekje.
Në këtë përballje me armë të pakta e me mungesë të paisjeve e ushqimit por me vendosmëri për Liri ia dolën ta largojnë pushtuesin gjakatar që kishte jetu në kurrizin e Shqiptarëve më shumë se një shekull. Lavdi veprës së Nexhat Nura. Lavdi Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”
Pas përfundimit të luftës, Nexhat Nura përballoi sfida të mëdha për rritjen dhe shkollimin e tetë fëmijëve të tij. Kjo periudhë e vështirë kishte pasur pasoja ekonomike dhe shoqërore për të, por ai nuk la që këto sfida të pengonin misionin e tij për t’u siguruar që fëmijët e tij të arsimoheshin dhe të kishin mundësinë për një të ardhme të ndritur.
(Ishin fjalet e Komandant Jakup Nura)
Ndër të tjera Nexhat Nura,veteran i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, shtabi i fshatit Prelloc të Skenderajt ,Brigada 114 Fehmi Lladrovci, është një dëshmi e jashtëzakonshme e guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë së vendlindjes së tij. Gjatë periudhës së luftës, ai nuk ishte vetëm ushtar, por gjithashtu kishte shtatë fëmijë dhe gruan nën mbrojtjen e tij.Nexhati vendosi të luftonte e të mbronte vendin dhe popullin e tij gjersa gruan dhe fëmijët dhe pjesën tjeter të familjes i kishte gjatë gjithë kohës në Kosovë.Liria e Kosovës kërkonte sakrifica të mëdha, dhe ai ishte gati të jepte jetën për lirinë e popullit të tij.
Ai, përkundër sfidave të mëdha të cilat i hodhën jetën e tij dhe familjarëve nën hijen e luftes, mbeti i vendosur në synimin e tij.
“Pas përfundimit te luftës Nexhati punoi ne Korporaten Energjetike te Kosoves si referent ne 01, per 23 vite me radhe.
Tani, pas 23 vitesh të punës në Korporatën Energjetike e Kosovës “KEK” duke kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit të tij, Nexhat Nura është pensionuar dhe tani vjen një etapë e re në jetën tij .
Sipas kolegëve te punës , vlerat e Nexhatit ishin te shumta nder to ,sinqeriteti, shquhej per durim miresjellje dhe gjindshmeri ,një njeri i urtë i qetë dhe i drejtë.
Kolegët në “KEK” i organizuan ndejë përshëndetëse në shenjë mirënjohje dhe falemnderimi për kontributin e dhënë në korpratë si një koleg i zellshëm dhe shembull i mirë.
Nga drejtori deri tek puntorët i urojnë pensionimin ta gezoje me shëndet pranë familjes!