Nxënësi dhe profesori nga Drenasi e përfaqësojnë Kosovën në një punëtori në Slloveni

Nxënësi i IAAP “Fehmi Lladrovci”- Drenas, Donat Asllani së bashku me prof.Naser Shalën po e përfaqësojnë Kosovën në Slloveni, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Europian, implementuar nga #MeOut dhe Qendra për Arsim e Kosovës – Kosova Education Center – KEC.
Njoftimi i IAAP “Fehmi Lladrovci”- Drenas:
Praktika profesionale, trajnime dhe vizita në disa shkolla të mesme profesionale në shtetin e Sllovenisë. Projekt i financuar nga Bashkimi Europian, implementuar nga #MeOut dhe Qendra për Arsim e Kosoves – Kosova Education Center – KEC. Kosovën po e perfaqëson prof. Naser Shala dhe nxënësi ynë, Donat Asllani i cili po tregon suksese të larta në drejtimin e Mekatronikës. Donatit i urojmë shume suksese.