Ky është 54-vjeçari që u gjet pa shenja jete sot në Prishtinë, ishte përdorues i drogës dhe alkoolit

Sinjal dje raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Bajram Kelmendi’, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sinjali mëson se viktima është 54-vjeçari, E.Glloboder.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se nuk dihet koha kur i ndjeri ka ndërruar jetë, pasi për rreth një muaj nuk kishte kontakt me askënd.
Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e vëllait të viktimës, i cili ka pohuar se 54-vjeçari për shumë vite ishte përdorues i substancave të ndryshme, përfshirë ato narkotike dhe alkoolit.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së viktimës dhe me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.