Drenicasi u vetplagos me ‘llovaqkën’ e punuar me dorë, policia jep detaje të reja

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në fshatin Qirez të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin për DrenicaOnline, duke thënë se viktima plagosi veten aksidentalisht, me një armë gjuetie.

“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një person i moshes madhore, si pasojë e vetëplagosjes aksidentale me armë gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj. Njësitet përkatëse janë duke trajtuar rastin!” deklaroi Zahiti.

Ndërsa në raportin e sotëm të policisë thuhet:
Fsh. Qirez, Skenderaj 20.10.2023-19:50. I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se nga pa kujdesia është vetë-plagosur me armë zjarri (pushkë gjuetie –punim dore) për të cilën nuk kishte leje përkatëse. Arma i është konfiskuar, me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë