Ndodhë në Sllatinë/ Aeroplani u afrohet shumë afër shtëpive, njërës ia heqë tjegullat nga vendi (Video)

Bën “vaki” edhe kjo në Kosovë, përkatësisht në fshatin Dobrajë e Madhe e Lipjanit, aty ku mbi kalojnë aeroplanët që nisen ose aterojnë në aeroportin “Adem Jashari”.
Tjegullat e një shtëpie kanë rënë poshtë, si shkak i kalimit të aeroplanit vetëm pak mbi shtëpitë dobrajase.
Një ekip i lajmi.net qëndroi në fshatin gjegjës për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.
Njëri prej familjarëve tregoi detajet se si ndodhi e gjithë ngjarja, pra zhurma e afërsisë së aeroplanit dhe rënia e tjegullave.
Për më tepër, ndiqeni storien e plotë.