Aksident zinxhiror në rrugën Drenas-Komoran (pamje nga vendi i ngjarjes)

Një aksident zinxhiror ka ndodhur para pak çasteve në rrugën Drenas-Komoran.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme në së paku tri vetura ndërsa për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë akoma nuk ka informacion.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët, transmeton DrenicaOnline.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin. Para disa minutave ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Komoran-Drenas në fshatin Zabel i Ulët.
Ndërkohë DrenicaSot ka publikuar disa foto nga ky aksident: