Vrasja e Triumfit/ Gjykata nxjerr vendim: “Liza” me 100.000 euro i shpëton paraburgimit

Pas 16 viteve kërkim, Policia e Kosovës kishte arritur të arrestojë gjatë këtij viti, Ilir Abdullahun i njohur me nofkën “Liza”, i cili dyshohet për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës në vitin 2007, raporton GazetaBlic.
Edhe pse kjo vrasje kishte tronditur Kosovën, Gjykatës Themelore nuk i prishi fort punë dhe vendosi që të dyshuarin ta lirojë sot nga paraburgimi, me kushtin e vetëm që është deponimi i të hollave.
Në dokumentin që ka siguruar GazetaBlic, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka kërkuar të pandehurit njëqind mijë euro deponim në arkën e kësaj Gjykate.
Ka qenë i kërkuar për shumë vite nga Policia e Kosovës, teksa “Liza” ra në duart e Polcisë , më 16.07.2023 (ditë e diele) në ora 17:00, në Batllavë të Podujevës.
”Policia e Kosovës arreston personin e shumë kërkuar, i cili ishte në kërkim për vite me radhë Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur me nofkën “Liza”.
“I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë. Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij. Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhej në njoftimin e Policisë.