Ish-ushtari i tri luftërave sulmohet në vendin e punës

Gjatë ditës së sotme është sulmuar Xhevdet Aliu, shtëpiak në shkollën “Enver Hadri” në fshatin Smrekonicë të Komunës së Vushtrrisë.
Aliu, derisa ishte duke kryer pastrimin e disa mbeturinave është sulmuar nga punëkryesi i renovimit në atë shkollë. Si pasojë e sulmit, ai ka marrë edhe lëndime trupore.
Avokati i viktimës, Kastriot Feka për Paparacin ka dhënë detaje mbi sulmin ndaj Aliut në vendin e punës.
“Punon si shtëpiak në shkollën e Smrekonicës. Sot ka dalur për të pastruar oborrin e shkollës dhe pronari i kompanisë ka ardhur e ka sulmuar në vendin e punës si dhe e ka kërcënuar e paraprakisht edhe djali i pronarit e ka kërcënuar, gjithnjë sipas Xhevdetit.
Xhevdeti është duke jetuar në kushte te vështira pasi që ka pasoja nga lufta e poashtu të ardhurat e vetme që jeton me shoqen e me 5 fëmijet e tii i ka nga rroga si shtëpiak. Ai gjithashtu bashkëshortën e ka të sëmurë, nga tomori është operuar”, theksoi Feka
Feka po ashtu njoftoi se Aliu ka qenë ushtar i tri luftërave, në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një person i dyshuar është intervistu, më pas është liruar në procedurë të rregult. Rasti është iniciuar “Lëndim i lehtë trupor”, tha ai./Paparaci