Plas sherri për parking në Fushë Kosovë, i riu kërcënon me thikë 49-vjeçarin

Mosmarrëveshjet mes personave të ndryshëm në Kosovë shpeshherë ndodhin për arsye banale. E ndër zënkat më të shpeshta janë ato për parkingje, ku shumë qytetarë hasin në telashe me njëri-tjetrin, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ’17 Shkurti’ në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me thikë një tjetër.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë me dije se 49-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pas konfliktit për parking që pati me të dyshuarin. Ky i fundit dyshohet se në debat e sipër ka nxjerrë thikën që mbante me veten dhe me të njëjtën ka kanosur viktimën.

Njësitë policore kanë sekuestruar mjetin e mprehtë, ndërsa 21-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë