Lladrovci: Kombëtarja e Kosovës dhe Shqipërisë, me futboll i japin bukuri hovit tonë!

Nga Andorra, Ramiz Lladrovci, pas fitores 3 me zero ndaj këtij vendi të vogël, ka theksuar se “kombëtarja e Kosovës dhe Shqipërisë, me futboll i japin bukuri hovit tonë!”
Postimi i plotë:
Tri gola në Andorrë, për fitoren e pritshme. Zhegrova dhe Zeqiri na ngritën në këmbë.
Shkëlqim i pritur i shqiponjave. Futbollistët tanë, treguan integritet.
Nga këtu, e ndjejmë edhe jehonën e fitores së bukur në Tiranë. Mbrëmje e paharrueshme, dy fitore me nga tri gola.
Kombëtarja e Kosovës dhe Shqipërisë, me futboll i japin bukuri hovit tonë!
https://instagram.com/p/CyUHqt0s1LE/