Nga Nasuf në Martin/ Ky është banori i parë nga Negroci që u pagëzua në Kishën e Llapushnikut

Famullia “Shën Abrahami” në Llapushnik ka njoftuar se sot iu bashkua zyrtarisht fesë katolike, Nasuf Krasniqi nga Negroci i Drenasit.
Emrin e dytë, Nasufi e ka zgjedhur Martin.
Martini është i pari nga Negroci që iu bashkua kishës së Llapushnikut.
Pagëzimi i Martinit u bë në Ditën e festës së Shën Abrahamit ku morën pjesë shumë qytetarë nga të gjitha viset.